Jorida Tabaku tregon dy gratë që vlerëson më shumë në politikë: Nga e djathta Majlinda Bregu, kurse nga e majta…
Jorida Tabaku ka rrëfyer sonte “Në Kurthin e Piter-Pan” mbi njerëzit e afërt në politikë dhe figurat që vlerëson më shumë.
Kian: “Jorida, çfarë është politika?”
Jorida: “Diskutojmë si t’i bëjmë shkollat më të mira, si të bëjmë parqe për të luajtur, të keni mundësi më të mira.”
Kian: “Kush ju bën më shumë për të qeshur? Dhe ti e kthen kokën apo bën detyrat?”
Jorida: “Unë nuk e kthej kokën. Fokusohem vetëm te detyrat dhe gjërat që dua të bëj.”
Kian: “Po shoqja jote e ngushtë në politikë kush është?”
Jorida: “Bisedoj dhe bashkëpunoj me të gjitha, por shoqet i kam jashtë politikës. Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka.”
Fraksion.com