AktualitetTë fundit

Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pas debutimit në Shtëpinë e Operas Mbretërore, Rama: Krenar për shqipet

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” (Shtëpinë e Operas Mbretërore), ndërsa shoqërohej nga mbreti Charles.

Kryeministri Edi Rama përgëzoi këtë arritje të saj, duke publikuar foto nga ky debutim.

“Krenar për Shqipet. Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vetë soprano Jaho ka ndarë disa fotografi krah mbretit në rrjetin e saj social.

“Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House, për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhërinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno. Të gjithë e ndjejnë, kur i duan”, ka shkruar Jaho.

Fraksion.com