AktualitetTë fundit

Çfarë po ndodh? Në Elbasan, tre tentativa vetëvrasjesh në një ditë

Ngjarjet tronditëse në vend duket se nuk kanë të ndalur këtë muaj. Tre persona kanë tentuar t’i japin fund jetës në Elbasan, brenda një dite.

Në njoftimin zyrtar nga Policia, bëhet me dije se ditën e djeshme në spitalin rajonal janë paraqitur tre persona të cilët kanë tentuar vetëvrasje. Për shkak të verifikimeve, rastet janë konfirmuar sot.

Rasti i parë është ai i të riut të identifikuar me iniciale B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i  cili ka konsumuar fotoksinë për t’i dhënë fund jetës. Për të ruajtur privatësinë e personit në fjalë Blutë nuk kanë bërë me dije motivin që e çoi të riun drejt këtij veprimi që mund të kishte rezultuar fatal.

Një qytetare me iniciale S. A., 61 vjeçe, gjithashtu ditën e djeshme ka konsumuar mbidozë të ilaçeve. Rasti i tretë lidhet me një person të identifikuar me iniciale K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar i cili në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide, për t’i dhënë fund jetës.

Të tre qytetarët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Theksojmë se ky muaj ka shënuar ngjarje fatale dhe një prej shkaqeve kanë qenë pikërisht problemet të rënduara psikologjike. Nëse institucionet nuk marrin masa në kohë, ky fenomen në vendin tonë mund të marrë përmasa të frikshme.

Fraksion.com