Atentate të bujshme dhe eliminime mafioze: Nga Avdylajt te Valter Bami e Fatmir Hyseni, operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. SPAK lëshon 50 urdhër-arreste
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit.
Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.
Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.
Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.
Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.
Fraksion.com