AktualitetTë fundit

“Nuk jam pishman”, zbardhet dëshmia e vrasësit të efektivit të “Shqiponjave” në Fier: Më shau, nxorrëm armët të dy! E qëllova i pari.

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”. mësohet të ketë thënë autori.

Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalia u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com