AktualitetPolitikëTë fundit

“Shihemi më 26 maj”, takimet me diasporën, Rama publikon adresën e radhës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se takimi i radhës me diasporën do të zhvillohet në Milano më 26 maj.

Rama bën të ditur se takimi do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.

“Së shpejti. 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano. Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.

Të dielën e 12 majit Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me diasporën në Greqi, Athinë. Turi i takimeve vjen në kuadër të takimit me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë jashtë.

Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.

 

“SË SHPEJTI🦅🦅🦅🦅🦅
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano🇦🇱❤️🇮🇹
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.

Pas Milanos, Rama pritet të takohet dhe me shqiptarët në Londër dhe ata në Mynih.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com