Life StyleTë fundit

Djalë apo vajzë? “Është një…”, Ja kush e fiton edicionin e tretë të Big Brother VIP, sipas ish-banorit Drini Zeqo

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Duke qenë se finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP është shumë pranë cili është mendimi juaj?

10 ditët e fundit, ka nisur një ‘countdown’ ku tani duket sikur të gjithë janë më në ankth dhe pyetja se “Kush do ta fitojë BBV” ka filluar që të bëhet më shpesh. Kam përshtypjen që tani të gjithë janë ndarë, janë vendosur në pozicione dhe janë të paktë ata që janë të pavendosur se kush do të fitojë. 

Ndër të tjera ai shtoi se: “Është një fituese për mendimin tim. Kemi dy djem finalistë, dy të fortët e shtëpisë le të themi të paktën të ashtuquajturit. Ka edhe vajza shumë të forta shtëpia. “

Pse mendon se nuk kanë arritur deri tani të shpallen finaliste? “Nuk mendoj se është për ndonjë arsye specifike, mendoj se është rastësi e situatave që janë krijuar. Ato kanë qenë aktive. “

 

Fraksion.com