“Babi ka vrarë mamin”, vajza e çiftit shqiptar në Greqi iu afrua policit: Ndoshta është nëna ime
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ndërsa në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i saj. Enkelejda Danaj dyshohet se u vra me thikë nga ish-burri i saj, Eduart Danaj, i cili më pas e braktisi trupin e saj të pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi.
Një dëshmitare tregoi se vajza e vogël e çifti ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”. “Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante”, tha gruaja. Dëshmitarja u shpreh se vajza i tregoi një foto të policisë dhe u identifikua se viktima ishte nëna e saj.
“Vajza tha se e ëma nuk shkoi në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë, tha se babai i saj e kishte vrarë”, rrëfen ajo. “Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin tim’, ishte e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti teksa ishte rrugës për në punë’”. Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja. Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.
Fraksion.com