AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë përditë

Ura e vjetër mbi lumin Drin në Lezhë pas rikonstruksionit është tashmë e kalueshme për këmbësorët dhe automjetet.

Kjo urë është bërë një pikë kalimi e rëndësishme për këtë qytet dhe një investim i shumëpritur për banorët.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu mori pjesë dje në përurimin e kësaj ure.

Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi me qytetarët e Lezhës, që ishin të pranishëm në përurimin e urës, ndërsa theksoi se “plot punë të mira marrin jetë përditë në Lezhë”.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Ndreu tha se “ka qenë një urë e degraduar, e vjetër. Ishte shumë e ngushtë dhe këmbësorët nuk mund të ecnin”.

“Kjo urë është rikonstruktuar edhe për zonën industriale, duke çliruar qytetin nga trajlerët me tulla”, theksoi Ndreu.

Kryeministri Rama tha se duhet të trajtohet nga urbane edhe zona përreth urës.

Gjatë vizitës në Lezhë, Rama u takua edhe me qytetarët, të cilët e falënderuan për investimet e kryera në Lezhë.

“Faleminderit për të gjithë punët e mira që ke bërë në Shqipëri dhe fjalimin madhështor që ke mbajtur në Athinë”, iu drejtua një qytetar Ramës.

Ura e re ndihmon lëvizjen e gjithë banorëve të lagjes “Skënderbej”, të ish-zonës industriale të qytetit dhe periferive, por dhe në shfryrjen e trafikut, kryesisht gjatë sezonit turistik të verës.

Ndërkohë automjetet e tonazheve te rënda, nuk do kalojnë më mes përmes qendrës së qytetit, si më parë, por nga kjo urë e re, e cila lidhet nga një segment i shkurtër rrugor me aksin kryesor Lezhë-Shkodër.

 

Fraksion.com