AktualitetTë fundit

Përcillet për në banesën e fundit efektivi i ‘Shqiponjave’, zyrtarë dhe qindra qytetarë kryejnë homazhe në nder të policit të vrarë

Qindra qytetarë të shumtë janë ndalur para Teatrit Bylis në Fier, për të bërë homazhe në nder të policit të forcave “Shqiponja”, 28-vjeçari Novruz Cenalia i cili u vra dy ditë më parë me armë zjarri.

Në hollin e Teatrit është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit të policisë, ku të pranishëm janë gjithashtu familjarë, kolegë të shumë të tij dhe autoritete, mes tyre ministri i Brendshëm Taulant Balla, për t’i dhënë lamturmirën e fundit.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz dyshohet se pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet nga policia dhe forcat RENEA, ndërsa asnjë pistë konkrete nuk dihet se ku mund të jetë fshehur autori.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave’?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

 

Fraksion.com