AktualitetPolitikëTë fundit

“Kemi marrë të gjitha masat”, Rama: Durrësi, gati për sezonin e ri veror

Qyteti bregdetar i Durrësit është gati për të pritur pushuesit për sezonin veror.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e zhvilluar nga bashkia e Durrësit për pastrimin e bregdetit, punimin e rërës, ndarjen e plazheve publike dhe private, si dhe sistemimin e rrugëve lidhëse.

“Nga Durrësi, ku kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për një sezon veror të suksesshëm”, shkruan Rama.

Durrësi është një nga destinacionet më të preferuara turistike në vendin tonë, me një vijë bregdetare nga më të gjatat. Po ashtu, në Durrës veç turizmit bregdetar, pushuesit mund të shijojnë edhe sitet kulturore e historike, pasi është një nga qytetërimet më të vjetra të Shqipërisë e më tej.

Javën e shkuar në Durrës mbërritën rreth 50 turistë nga Britania e Madhe, të cilët çelën sezonin e anijeve turistike në Portin e Durrësit. Këta muaj të parë të vitit vijon trendi në rritje i flukseve turistike, ndërsa vitin e kaluar Shqipëria mirëpriti më shumë se 10 milionë turistë të huaj.

Vetëm gjatë muajit prill, 794 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke e çuar në më shumë se 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në katër muajt e parë të vitit

 

Fraksion.com