“Duhet një ‘kokë turku’ për Gërdecin”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK në akuzë, ndodh vetëm në juntat ushtarake
Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ai tha se ekspertët e zgjedhur nga shteti nuk janë të licencuar, ndërsa shtoi se edhe në aktet e ekspertimit ata kanë firmosur si punonjës të KLSH.
“Edhe sot u pa qartë që prej 16 vjetësh vijon persekutim personal e familjar se Mediu ka qenë shkaktar i Gërdecit. Sipas akuzës unë duhet të dija gjithçka. Duhet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ekspertët nuk janë të licencuar. Në aktin e ekspertimit nuk kanë firmosur si ekspertë por si përfaqësues të KLSH dhe auditi.
Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak dhe firmoset nga ministri. Ka në ministrinë e Mbrojtjes akte që tregojnë sa janë kostot dhe kush i paguan kostot. Ministri i referohet akteve ligjore që janë sipër tij.
Unë kam firmosur procesin për demontimin sepse ka qenë kërkesë ligjore, e kam pasur detyrim. Nuk e dija se ku është Gërdeci.
Nëse shoh këto shkelje flagrante të ligjit, ta shohin drejtpërdrejt këtë debat gjyqësor dhe faktet. Kam heshtur dhe nuk e kam bërë publik. Na vendime të gjykata që duhet t’i rikthehemi.E kuptoj dhimbjen, por nuk dua të fyhem në gjykatë.”
Fraksion.com