“Do të digjemi, nëse prekni shtëpitë tona”, shemba e banesave për projektin Thumanë-Kashar: familjarët hipin në tarracë me bidona me benzinë
Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar. Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.
Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.