Detaje nga ngjarja që terrorizoi Durrësin: Babai që mori peng fëmijët dyshohet se ishte nën efektin e drogës, gruaja u largua jashtë vendit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin këtë mëngjes, ku një baba kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira.
Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.
Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.
Konfliktet brenda familjes dhe largimi i gruas jashtë vendit është pista kryesore që po vlerësohet nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Aleks Marku 40-vjeç nga Lezha mori peng dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç në një banesë me qira në Shkëmbin e Kavajës.
Mësohet se Marku ka ushtruar dhunë në familje dhe se gruaja e tij ka pasur urdhër mbrojtje nga policia e Lezhës.
Fraksion.com