Life StyleTë fundit

“A ke merak për Gysin jashtë?”, Françeska për bashkëshortin: Ka shoqe Dorinën…

Banorët e BIg Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës.

E pyetur nga Romeo se a e ka merak jashtë bashkëshortin e saj, Ergysin, përgjigja e saj është epike!

Romeo: Ke merak për Gysin jashtë?

Françeska: Që po çmendet pa mu? Patjetër

Romeo: Ke merak apo jo?

Françeska: Dua të jap një përgjigje, por dua të fik mikrofonin

Juli: Mos e fik

Françeska: Ka shoqen e vet më të mirë “Dorinën”

(Juli dhe Romeo shpërthejnë në të qeshura)

Romeo: Sa budallaqe, çfarë ka thënë

Juli: Mirë se e paske lënë në duar të sigurta

Përgjigja e Françeskës shkaktoi të qeshura tek banorët.

Kujtojmë se Françeksa ka pasur mundësi nga Kutia e Pandorës që të komunikojë me bashkëshortin e saj. Ky i fundit, i bëri të ditur se të gjithë janë mirë e se e inkurajon për rrugën e saj në “BBV”.

Modelja dhe Ergysi janë njohur kur ajo ka qenë adoleshente, jetojnë së bashku në Angli si dhe janë prindër të një djali të vogël.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com