AktualitetTë fundit

Vrasësi i policit në Fier në foto me deputetin Luan Baçi, në 2021 ishte pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e votës

Azgan Mërnica, autori vrajes së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021. Sikurse duket edhe nga kjo foto e publikuar nga deputeti demokrat Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti, Mërnica ka qenë i angazhuar pranë opozitës.

Luan Baçi pohon në postimin e tij se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. “Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

 

Luan Baci1

Ndërkaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Struktura e armatosur për mbrojtjen e votës, ku bënte pjesë edhe Mërnica, u zbulua pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.

 

Fraksion.com