AktualitetPolitikëTë fundit

Vrasësi i dyshuar i policit në Fier foto me deputetin e PD, reagon Luan Baçi: Në 2021 ishte i ndershëm, s’më impresiononi dot

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë në Fier ditën e djeshme, Azgan Mërnica ka qenë ndër përkrahësit e deputetit të PD-së Luan Baçi në zgjedhjet e vitit 2021.

Në media u publikua një foto e deputetit demokrat me një grup mbështetësish të tij 3 vjet më parë, mes të cilëve edhe Mërnica, ku Baçi shkruan se “Me të tillë djem ka vetëm fitore. Jemi gati për mbrojtjen e votës”.

Lidhur me këtë foto të publikuar sot, deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar gjatë protestës përballë Bashkisë së Tiranës.

“E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 ka bërë foto me mua, nuk ka qenë kriminel, por familjar dhe i ndershëm. E dënoj veprimin e tij. Shpreh keqardhje. Më kot mundoheni të më impresiononi me foto të tilla. Disa patronazhistë dhe bravistë që kanë ardhur edhe tani, unë jam Luan Baçi dhe nuk tërhiqem as nga SPAK, BKH dhe asnjë presion tjetër. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë duhet të jenë çdo ditë këtu”, tha Luan Baçi.

Postimi i Bacit

 

Fraksion.com