Tomlinson: Ulje me 90% e migrimit të paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson deklaroi sot se, migrimi i paligjshëm i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është ulur mbi 90%.
Në fjalën e tij gjatë Konferencës Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, Tomlinson tha se, “dukuria e migracionit global në shkallë të gjerë është një sfidë që na ndikon të gjithë ne që gjendemi sot këtu. Kjo lëvizje masive e njerëzve vjen në forma të ndryshme. Shumica përmes migracionit ligjor e të sigurt e një pjesë e madhe dhe prej individëve që i largohen luftës e persekutimit në mënyrë që të kërkojnë azil”.
Megjithatë, shtoi ai, “duhet po kështu të pranojmë se një numër i madh migrantësh të parregullt vazhdon të ekzistojnë për shumë arsye. Përfshi shfrytëzimin dhe abuzimin nga banda të paskrupullta kriminale, përfshi edhe shfrytëzimin ekonomik, përfshi dhe ata që kryejnë krimet më të rënda e të urryeshme përmes trafikimit të qenieve njerëzore”.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një prej korridoreve kyçe që është dëshmitar i këtyre flukseve të parregullta masive të migracionit, me qindra mijëra qytetarë kaluan tranzit në këtë rajon në 2023-in. Në 2024-ën pritet që e njëjta prirje të ndodhë”, tha Tomlinson.
Ministri britanik u shpreh se përgjigjja ndaj këtyre sfidave është një bashkëpunim më i madh mes vendeve.
“Unë frymëzohem nga puna e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përgjatë 18 muajve të fundit. Siç e tha ministri Balla për të ulur mbërritjet me skaf në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 90%. Taskforca jonë e përbashkët e migracionit, ndarja e mjeteve të kontrollit të kufirit, komunikimi strategjik, hetimet e përbashkëta gjithashtu edhe investimet për të mbështetur që njerëzit të kenë jetë dhe mirëqenie këtu në Shqipëri”, tha ai.
Tomlinson u shpreh se, “do të nënshkruhet edhe një marrëveshje me ministrin e Kosovës Xhella Sveçla që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj taskforce”.
Fraksion.com