AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan pamje nga Kubi i Francës, destinacion i ri i kulturës dhe teknologjisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga çelja e Kubit të Francës, te Piramida.

Rama e cilëson Kubin e Francës, një destinacion të ri të kulturës, edukimit etj.

“Hapja e Kubit të Francës, një destinacion i ri i kulturës, edukimit, teknologjisë në majën e Piramidës”, shkruan Rama.

Kubi i Francës vjen me rastin e çeljes së Javës Kulturore Franceze. Kubi vjen si një hapësirë e re bashkëpunimi digjital nisi rrugëtimin e saj, me projekte inovative që do të lindin dhe zhvillohen në bashkëpunim me aktorët e Piramidës së Tiranës dhe inovacionin francez.

KubFrance Tirana është instituti i parë francez në botë i projektuar si një hapësirë digjitale për bashkëpunim dhe ndërmjetësim.

Aktivitetet e KubFrance Tirana janë falas për publikun gjatë gjithë javës kulturore franceze 13-19 maj, ku mund të eksplorohet një botë të re në KubFrance Tirana, një kioskë immersive dedikuar realitetit virtual, realitetit të shtuar, videolojërave dhe jo vetëm, për një përvojë të jashtëzakonshme kulturore.

Javët Kulturore Ndërkombëtare ftojnë këdo të bëhet pjesë e kësaj eksperience, për të festuar fillimin e një aventurë të re dhe frymëzuese. Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 11:00-20:00.

 

 

Fraksion.com