AktualitetPolitikëTë fundit

Noka dhe Këlliçi në Tiranë, zbulohen të tjerë emra si drejtues politik të Rithemelimit

Në PD e Rithemelimit kanë nisur ethet e përzgjedhjes së drejtuesve politikë.

Në Vlorë Drejtues Politik pritet të jetë Bujar Leskaj, por për lehtësi organizimi dhe menaxhimi, qarku i Vlorës do të ndahet në 2 pjesë, ku një do të drejtohet nga Leskaj dhe pjesa e Sarandës, Delvinës, Konspolit dhe Finiqit, do të drejtohet politikisht nga Ina Zhupa.

Qarku i Beratit, ka për Drejtues Politik Eno Bozdon, i cili ka disa javë që punon në këtë qark.

Pak ditë më parë gazetari i News24 Osman Stafa, raportoi se Luçiano Boçi do të jetë Drejtues Politik në Shkodër.

Por ka ka edhe emra të tjerë të cilët po diskutohet si Drejtues Politik të qarqeve të tjera, sikundër ka edhe shumë pikëpyetje për disa qarqe të tjera.

Tirana pritet të ketë 4 Drejtues Politik. Një që do të menaxhojë politikisht Rithemelimin në zonat Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, një tjetër që do drejtojë politikisht zonat rurale të Tiranës, dhe dy të tjerë që do të drejtojnë qytetin.

Sipas burimeve Belind Këlliçi pritet të jetë një nga 2 drejtuesit politik të Tiranës qytet. Po ashtu Flamur Noka pritet të jetë në Tiranë, por pa përcaktuar ende zonën. Sa i takon 2 emrave të tjerë ende nuk ka emra të përfolur.

Katër qarqet të rëndësishme si Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçe, ende nuk kanë emra konkret apo të përcaktuar. Por në këto zona përfliten figura të rëndësishme të PD-së së Rithemelimit, si Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji.

Në Lezhë gjithashtu përfliten 2 kandidatë, Agron Gjekmarkaj dhe Jozefina Topalli.

Qarku Kukës pritet të mos ketë asnjë ndryshim sa i takon figurave përfaqësuese. Flamur Hoxha pritet të jetë Drejtues Politik, ndërsa Isuf Çela do të menaxhojë Tropojën dhe Hasin.

Në Qarkun e Gjirokastrës emri që përflitet është ai i Ivi Kasos.

Në Qarkun e Dibrës emri i cili mund të jetë Drejtues Politik është ai i Xhelal Mziut./BW

 

Fraksion.com