AktualitetPolitikëTë fundit

Ndërhyrja në serverat e PL, Meta del nga SPAK. Përgjigja kur u pyet në lidhje me dyshimet për autorin

Presidenti i partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin për ndërhyrjen në serverat e PL.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me dyshimet mbi autorin e ndërhyrjes, Meta e devijoi vëmendjen drejt protestës që po mbahet para bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”, ku po mbante fjalën Ylli Bodinaku.

Ku dyshoni?

Meta: Atje është vetë shkëlqesia e tij Ylli Bodinaku, atje të shkoni, të rrëzojmë murin e inceneratorit që duan të përzënë shqiptarët e ti zëvendësojnë me lloj lloj kobësie”, tha Meta.

 

Fraksion.com