Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika thirret në SPAK
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK.
Ndërsa mësohet se ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ai në hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.
Damian Gjiknuri, ministër i Transporteve në atë kohë, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan. Vitin e kaluar Gjiknuri, tha se ky skandal kulmoi me arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy zyrtarëve të tjerë ndaj të cilëve në përfundim u pushuan hetimet, kurse gjykata urdhëroi gjetjen e fajtorëve”.
Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.
Fraksion.com