AktualitetTë fundit

Çfarë deklaroi pasi doli nga SPAK Dashamir Xhika, ish-drejtori i ARRSH

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir  Xhika është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

Pas daljes (Ora 10:29) ai deklaroi se ndodhej aty për një procedurë gjatë kohës që ka qenë tek drejtoria e ARRSH-se.

Abuzimet me aksin Tiranë-Elbasan

Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. Kujtojmë që më 10 shkurt 2023, Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK mbi hetimet për aksin Tiranë-Elbasan.

Kujtojmë se Damian Gjiknuri, në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.

 

Fraksion.com