AktualitetTë fundit

Autori ende në arrati: Pika të shumta kontrolli në Fier pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, kërkimet përqendrohen në fshatin Sulaj

Pika të shumta kontrolli kanë ngritur ‘blutë’ e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23 vjeçarit Azgan Mërnica që vrau ditën e djeshme policin e forcave “Shqiponja” dhe që ende vazhdon të jetë i lirë.

Që prej ditës së djeshme, në kërkim të 23 vjeçarit janë angazhuar forca të shumta policie FNSH dhe ato të RENEA por pa rezultat.

Pasi braktisi makinën në fshatin Baltëz, autori është larguar në drejtim të këtyre dy fshatrave dhe më pas në Apoloni në këmbë.

Policia ka kontrolluar përgjatë gjithë natës në zonën Sulaj, Havaleas, Apolloni. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, familjarë të autorit.

Kërkimet janë përqendruar në afërsi të fshatit Sulaj.

 

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

I ati i Nevruz Cenalisë është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindje në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Asllan Mernicën, rezulton të jetë vëllai i Kiri Mërnicës, i arrestuar për tentativë vrasje.

 

Fraksion.com