AktualitetTë fundit

Vdekja mister e dy ukrainaseve, shoqja që i gjeti pa jetë: Unë i ftova në Shqipëri! Dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti eskortash

Yeva Vorona, shoqja e dy ukrainaseve Antonina Kosachenko dhe Anastasia Lopukohova, që u gjetën të vdekura në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë është pyetur në komisariatin numër 6 përmes një videokonference.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha agjentët e antitrafikut po kryejnë hetime për veprimtarinë e tre të rejave në Tiranë mbasi ka dyshime se vajzat janë pjesë e një rrjeti eskortash në Shqipëri.

Gazetarja Hoxha shtoi se ka dyshime që dy ukrainase kishin përdorur tramadoil dhe Ksanaks, por më shumë detaje do të japë mjekësia ligjore.

Për Yeva Vorona, është njoftuar babai i saj që jeton në Malin e Zi vend ku tre të rejat janë njohur dhe ku ndërkohë “ e mbijetuara” i ftoi dy ukrainaset në Shqipëri ku dhe kishte marrë një banesë me qira.

Gazetarja raporton se dy viktimat kishin hyrë në Shqipëri në fund të muajit prill dhe dy telefonat e tyre janë përcjellë për këqyrje në policinë shkencore.

Trupat e dy të rejave vijojnë të mbahen në morg dhe nuk është interesuar askush për t’i marrë.

 

Fraksion.com