AktualitetTë fundit

Shqipëri-Norvegji, bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Norvegjisë, gjeneral Eirik Kristoffersen.

Gjatë takimit Peleshi dhe Kristoffersen shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi u shpreh se “ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe forcimit të lidhjeve të sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global për sigurinë dhe mbrojtjen”.

 

Fraksion.com