“Përplasje fatale me shtyllën”, humbi kontrollin e motorit: Vdes shqiptari në Itali
Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në qytetin e Fermos në Itali.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (12 maj). Shqiptari ishte duke lëvizur me një shok 39-vjeçar me motor, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Përplasja ishte fatale, nuk mund të bëhej asgjë për shoferin, ndërsa pasagjeri u transportua në gjendje të rëndë për në spitalin rajonal Torrette në Ankona, raportojnë mediat italiane.
Fraksion.com