Kievi: Ofensiva ruse duhet të ndalet
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rezistencë të fortë pasi Ukraina ka filluar kundërsulme në rajonin e Kharkovit. Për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski ndalimi i përparimit të trupave ruse mbetet detyra kryesore më urgjente, trupat duhet “t’i rikthejnë Ukrainës iniciativën”, tha ai në një fjalim me video në fundjavë. Presidenti ukrainas, theksoi se “përmbushja e kësaj detyre varet nga çdo ushtar, çdo nënoficer, dhe çdo oficer”.
Megjithatë gjendja mbetet e vështirë. Kreu i trupave të armatosura ukrainase, Oleksandr Syrskyj foli të dielën për gjendje të vështirë në verilindje të vendit. Por trupat ukrainase po bëjnë të pamundurën për të ruajtur pozicionet. Me fill
Trupat tona prej dy ditësh po zhvillojnë kundërsulme”, e përshkroi Zelenski situatën. Kievi ka dërguar ndërkohë përforcime në drejtim të Kharkovit. “Shkatërrimi i planeve të ofensivës ruse është tani detyra numër 1″, bëri të ditur Zelenski si parashikim për javët dhe ditët e ardhshme”, duke shtuar se pushtuesi duhet ta dijë, se askund nuk do ta ketë të lehtë në Ukrainë.
Të premten trupat ruse nisën një ofensivë të gjerë në drejtim të qytetit milionësh ukrainas, Kharkov.” Me fillimin e kësaj ofensive kërcënon të hapet një front i ri lufte për Ukrainën në verilindje. Kharkov është qyteti i dytë më i madh pas Kievit e ndodhet 400 km në linjë ajrore larg Kievit.
Trupat tona prej dy ditësh po zhvillojnë kundërsulme”, e përshkroi Zelenski situatën. Kievi ka dërguar ndërkohë përforcime në drejtim të Kharkovit. “Shkatërrimi i planeve të ofensivës ruse është tani detyra numër 1″, bëri të ditur Zelenski si parashikim për javët dhe ditët e ardhshme”, duke shtuar se pushtuesi duhet ta dijë, se askund nuk do ta ketë të lehtë në Ukrainë.
Thirrje për furnizime me armë në kohën e duhur
Ukraina mbrohet prej dy vitesh nga agresioni rus. Për t’i bërë ballë sulmit të fundit rus, vendi ka nevojë për mbështetje nga jashtë me armë, ka thënë Zelenski që kërkoi mbështetjen e perëndimit me furnizime në kohën e duhur. “Për momentin çdo sistem i mbrojtjes ajrore, dhe çdo raketë është një kontribut që shpëton jetë dhe ruan qytetet dhe komunat tona”, ka thënë Zelenski. Ai shtoi se “ajo që ndihmon janë armët që i jepen Ukrainës dhe jo njoftimet për paketa armësh”.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar ofensivën e trupave të saj në rajonin e Kharkovit. Ushtarët kanë pushtuar deri në 5 fshatra, dhe banorët e këtyre zonave të “çliruara” janë dërguar në zona të sigurta, thuhet nga pala ruse. Të premten SHBA bënë të ditur një paketë të re ndihmash në vlerë 400 milionë dollarë. Ajo përmban ndër të tjera municone për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, raketa të tipit Himars me municion, municion artilerie, etj. Sidomos mungesa e municionit në muajt e fundit ka bërë që trupat ukrainase të lëshojnë pozicione në lindje të vendit dhe të tërhiqen./DW
Fraksion.com