“Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, mblidhet Grupi i PS, Çuçi kërkesë deputetëve: Angazhohuni për turin e takimeve me Diasporën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme.
Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.
Mbledhja vijoi më pas me diskutime për axhendën parlamentare.
Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.
Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.
Fraksion.com