AktualitetBota+RajoniTë fundit

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: S’pengojmë asnjë lider të flasë me bashkatdhetarët e tij

Lidhur me vizitën private të kryeministrit Edi Rama në Athinë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia është një vend demokratik dhe askush nuk e ndalon një lider të huaj të vijë privatisht për t’u mbledhur.

“Por, koha e vizitës nuk është e duhura dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi”, tha ai dje në mbrëmje në një intervistë për Alpha TV.

Në intervistën e tij, Mitsotakis nënvizoi se kryeministri shqiptar vjen në Athinë për të folur me bashkatdhetarët e tij.

Edi Rama vizitoo kryeqytetin grek Athinë të dielën më 12 maj për të folur në një event publik për diasporën shqiptare, por nuk ka planifikuar të takohet me homologun e tij grek Mitsotakis.

Kryeministri Rama njoftoi vizitën në faqen e tij në Facebook më 6 maj, duke shkruar: “Me shumë krenari për të gjithë ju, mezi pres t’ju takoj, shqiptarë të Greqisë”.

 

Fraksion.com