Tragjedia e Shkodrës: Pyetet sërish kunata e Almës,kërkohen analiza të tjera
Të martën, prokuroria e Shkodrës do të rimarrë në pyetje kunatën e Alma Arazit dhe të dashurën e bashkëshortit të të ndjerës. ‘Top Channel’ raporton se ky veprim hetimor do të kryhet sipas burimeve jo vetëm në vazhdën e akuzave të shkaktimit të vetëvrasjes që rëndon ndaj Ergys Arazit. Por edhe për të sqaruar tej çdo dyshimi të arsyeshëm shumë pikëpyetje që grupi i hetimit ka mbi ngjarjen tragjike të 2 majit, ditë në të cilën dyshohet se Alma hodhi tre fëmijët në Bunë dhe më pas u vetëvra.
Njeriu i fundit që e takoi të ndjerën është kunata, e cila konsumoi kafe në një lokal lojërash për fëmijë dhe ajo konsiderohet si çelësi i hetimeve, që do të sqaronte konfliktet midis çiftit, i cili prej shtatë muajsh gjendej në krizë nga lidhja jashtëmartesore e Ergysit me një 17-vjecare. Por ndërsa ekspertët kanë administruar dhjetëra kamera sigurie që tregojnë itinerarin e të ndjerës dhe dëshmi të të afërmeve, për shkak se zona ku zhduket nëna me tre fëmijë është e pambuluar me kamera dy veprime shkencore do të japin përgjigje definitive shumë pikëpyetjeve.
Përgjigjia e parë pritet nga mjekësia ligjore për analizat toksikologjike ndaj të ndjerës dhe tre fëmijëve, dhe akti i dytë pritet nga policia shkencore mbi telefonin e Ergys Arazit, i cili ka fshirë çdo komunikim me bashkëshorten dhe ndaj hetuesit kërkojnë rikthimin e bisedave për të provuar veç kërcënimit psikologjik edhe kanosjen verbale.
Fralsion.com