”Protothema”: Masa drakoniane sigurie për vizitën e Ramës në Athinë
Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, shkruan gazeta greke ”Protothema”.
Qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës drejt vendit ku do të zhvillohet takimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit, me një numër në rritje ose në zvogëlim të forcave policore, sipas nevojës.
Sipas informacioneve të gazetës, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona.
Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në sallën ”Galatsi”.
Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.
Rreth orës 18-19:00, Rama do të largohet nga Athina.
Rama në postimin e tij në FB flet për një ”moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.
Ftesa shoqërohet me një kompozim vizual të Akropolit me flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.
Fraksion.com