Plagosja në Shkodër: Konflikti në lagjen Parrucë, Jaser Osmani mori plumb në këmbë
Shtetasi Jaser Osmani dyshohet se u konfliktua në lagjen Parrucë në qendër të qytetit të Shkodrës me një person tjetër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për balkanweb se dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit ende të paidentifikuar dhe shtetasit të plagosur.
Pas sherrit mes tyre, autori ka ardhur në lagjen “Tophanë” në afërsi të banesës të Jaser Osmanit, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë.
I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia vendore e Shkodrës po punon për identifikimin e autorit të dyshuar, gjetjen dhe kapjen e tij.
Fraksion.co