AktualitetBota+Life StyleTë fundit

“Eurovision”, Përfaqësuesi i Holandës hetohet nga policia

Ky Eurovision nuk po shkon si duhet për Holandën.

Tani përfaqësuesi i saj Joost Klein është marrë në pyetje nga policia suedeze pasi dyshohet se ka kërcënuar një anëtar të ekipit të Eurovisionit.

Incidenti thuhet se ka ndodhur të enjten në mbrëmje në “Malmö Arena” dhe ankesa është bërë të premten, tha AD. Nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik.

Policia u tha gazetarëve se si Klein ashtu edhe personi që ka bërë denoncimin janë marrë në pyetje dhe çështja tani është në prokurorinë publike, e cila do të vendosë se çfarë duhet të ndodhë më pas. Kjo, sipas transmetuesit NOS, mund të zgjasë disa javë.
Kujtojmë gjithashtu se Klein në është nën hetim nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për shkak të një incidenti të ndodhur së fundmi dhe nuk do të marrë pjesë në prova.

Në njoftimin zyrtar, EBU bën të ditur se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit. Ndonëse organizata nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë të ditur përjashtimin e tij. Njoftimi, megjithatë, flet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtareje të produksionit.

 

Fraksion.com