Life StyleTë fundit

Djali bën 6 muaj, ja dedikimi emocionues i Xhensila Myrtezajt

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Djali i saj, Amen bën 6 muaj. Në këtë ditë këngëtarja ka ndarë një moment mjaft special me të birin.

6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im”, shkruan Xhensila përbri një fotografie në të cilën gjendet ajo së bashku me Amen në krahë.

Kjo nuk është një ditë e veçantë vetëm për Xhensilën por dhe Bes Kallakun, madje Amen ishte pikërisht ai që bëri ndjekësit të dyshojnë dhe të hedhin spekulime për ndarjen e Besit dhe Xhensilës, pasi ndarja e tyre u bë publike vetëm 2 muaj pas ardhjes së tij në jetë.

Mirëpo gjatë një interviste të dhënë së fundmi Bes Kallaku hodhi poshtë të gjitha këto hipoteza.

 

Fraksion.com