Amos Zaharia flet për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës: Është tronditëse
Princ Leka zyrtarizuan divorcin, që u shoqërua me bujë të madhe në media.
Vëllai i Elias, aktori Amos Zaharia, ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës. I ftuar në emisionin televiziv, Vizioni i Pasdites, Amos tha se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore. Ai tha se kanë kaluar një periudhë të vështirë, për shkak edhe të gjithë lajmeve që kanë qakrulluar në rrjet, por thotë se mbështetja e tij për Elian është e pakushtëzuar.
“Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.