U gjetën pa jetë: Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi, erdhën në Shqipëri pak ditë më parë
Dalin detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë, të cilët u gjetën në apartament nga shoqja e tyre të pajeta, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.
Mësohet se 3 vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.
Në një banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës.
Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.
Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë.
Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.
Fraksion.com