Mozaiku i Antigonesë, i hapur për publikun deri në fund të majit
Tashmë është i vizitueshëm për publikun mozaiku në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.
Mozaiku i Kishës Paleokristiane Antigone është me përmasa 7.8 x 3.8 metra dhe sipërfaqe 30 m2. Datohet në shek. VI pas Krishtit. Dyshemeja e altarit është e shtruar me mozaikë me tesera të kuqe, të bardha e të zeza. I gjithë mozaiku dhe panelet janë të borduruar me një buzinë me motive floreale dhe gjeometrike. Paneli qendror paraqet imazhin e një qënieje njerëzore me kokën e një qeni apo ujku.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se, hapja e mozaikut u bë e mundur përmes një bashkëpunim ndërinstitucional mes Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, për t’i dhënë publikut një mundësi më shumë, për t’u njohur me pasurinë e fondit të mrekullueshëm të mozaikëve që sitet arkeologjike dhe muzetë administrojnë. Mozaikët do të qëndrojnë të hapur deri në fund të muajit maj.