Manja ironizon Bashën në Kuvend: Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë. Kreu i PD: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi
Teksa në Kuvend po mbahet interpelancë mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, mes tyre nuk kanë munguar replikat, ironitë dhe akuzat.
Gjatë fjalës së tij Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky pr.ligj u miratua me votat e shumicës. Duke mos kursyer ironitë ndaj Aliebajt, Manja nuk u ndal dhe me Bashën.
“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu; “S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!”.
Fraksion.com