AktualitetTë fundit

Kukulla e gjetur poshtë urës ndryshon pistën e hetimit: Alma nuk është hedhur nga ura e Bunës

Detaje të frikshme kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku nëna Alma Arazi dyshohet se është vetëmbytur me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë pasi një kukull është gjetur poshtë Urës së Bunës. Kukulla dyshohet se i përket një prej vajzave të mbytura. Kjo provë çon në dyshimin se Alma nuk është hedhur nga ura me fëmijët e saj, por ka shkuar poshtë urës dhe ka hyrë në Bunë në këmbë.

Fotoja e kukullës e siguruar nga ‘Balkanweb’.

Kujtojmë se Shkodra dhe opinioni publik shqiptar u trondit nga ngjarja, ku nëna Alma Arazi bashkë me 3 fëmijët u mbyt në ujërat e lumit Bunë. Për ngjarjen, bashkëshorti Ergys Arrazi ndodhet në burg, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

 

Fraksion.com