Besa Kokëdhima sonte në skenën e Eurovision, detajet e performancës
Edhe pak orë na ndajnë nga gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”. Besa Kokëdhima ngjitet sonte në skenën e festivalit europian në Malmo të Suedisë.
Në një intervistë me Skype sot në “Wake Up”, Besa zbuloi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani. Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane Me?lique Street dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë. Megjithatë, Besa nuk dha detaje se çfarë do të veshë.
Këngëtarja zbuloi se familja e saj do të mbërrijë ditën e nesërme në Malmo, për ta ndjekur dhe mbështetur nga afër.
“Eurovision 2024” këtë viti mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 11 maj.
Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.