Alibeaj: 100 të korruptuar përfituan nga amnistia, minuat punën e SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën për amnistinë penale, i kërkoi të dhën konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga GJKKO që kanë përfituar nga amnistia. Alibeaj tha se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike.
‘Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).
Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.
Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve.