Rezoluta e PS-së, Bardhi: Qëndrimi i PD-së kur të vijë në Kuvend, pro çdo nisme për interesin evropian të vendit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se Partia Demokratike është pro çdo nisme sa i takon interesit strategjik për integrimin e Shqipërisë në BE.
Bardhi, gjatë një komunikimi me gazetarët, tha se lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për projektrezolutën më mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit, qëndrimi i Partisë Demokratike do të jetë i plotë vetëm pasi kjo nismë të jetë pjesë e axhendës së Kuvendit.
“Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit, pa diskutim që do keni përgjigje. Ne nuk kemi bërë kurrë politikë me të ardhmen evropiane të qytetarëve shqiptarë. Do japim kontributin tonë, që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Me Edi Ramën dhe me qeverinë e tij, ky proces vetëm sa pengohet dhe vetëm sa zgjatet”, tha Bardhi.
Fraksion.com