Rama: Unaza e Madhe e Tiranës përfundon plotësisht në fund të këtij viti
Loti 2 që është mbi 2 kilometra dhe që konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe është duke përfunduar.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se e gjithë Unaza e Madhe e kryeqytetit do të përfundojë në fund të këtij viti.
“Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet. Përfundon plotësisht në fund të këtij viti!”,-shkruan Rama.
Në të gjithë gjatësinë e tij, projekti ka një sërë veprash arti dhe rrugë dytësore, të cilat e lidhin Unazën me zona të banuara kryeqytetin. Segmenti i parë i Unazës së Madhe ka nisur në vitin 2011 dhe pas 13 vitesh ajo do të jetë funksionale në të gjithë gjatësinë e saj.
Fraksion.com