AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Në 133 vjet shtet, PS e vetmja parti e vetëvendosur në anën e Drejtësisë

Kryeministri Edi Rama në adresimin e djeshëm me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar për qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe nismën e re kombëtare për Shqipërinë 2030, u shpreh se, “në 133 vjet shtet, pas 33 vjetëve pluralizëm politik dhe 333 partive të krijuara, ka vetëm një parti në Shqipëri, jo vetëm është vetëvendosur në anën e drejtësisë, po edhe është vënë në dispozicion të drejtësisë, Partia Socialiste e Shqipërisë”.

“Askush të mos ketë asnjë iluzion se gjendet dot në këtë vend një fuqi tjetër nga fuqia e Partisë Socialiste, që të ketë aftësinë, kurajon dhe fuqinë, po tanimë edhe eksperiencën që ta udhëheqë e ta fitojë dot betejën për shtetbërjeneuropiane të Shqipërisë, e cila në thelbin e saj është një luftë e madhe për triumfin e kulturës së shtetit mbi traditën e antishtetit”, tha Rama.

“Sot që flasim, në radhë të parë të gjithë ju dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje politike, mos e hiqni nga mendja dhe ndërkohë të gjithë duhet ta dëgjojnë se pas 113 vjetësh pavarësi të Shqipëri, pas 33 vjetësh pluralizëm politik dhe pas krijimit të 333 partive në këtë vend, kjo parti është e vetmja në hapësirën e armikut historik të drejtësisë në Shqipëri, pushtetit politik, që ka bërë një zgjedhje të paguxuar nga askush tjetër”, theksoi kreu i qeverisë.

“Ne kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimin dhe forcimin e drejtësisë, duke u vetëvendosur, jo vetëm në anën e drejtësisë, përmes ushtrimit të pushtetit tonë si shumicë ligjvënëse, po edhe në dispozicion të drejtësisë, përmes tërheqjes sonë të plotë nga çdo kontroll politik i saj”, nënvizoi kryeministri Rama.

Fraksion.com