Mjekët: Alma Arrazi nuk kishte probleme të shëndetit mendor
Përpara Gjykatës së Shkodrës, avokati mbrojtjes i Erdgys Arrazit paraqiti këtë recetë që vërtetonte sipas tij se bashkëshortja e klientit të tij, Alma Arrazi kishte probleme të shëndetit mendor.
Por një ditë më pas mjeku neuropsikiatër Gjon Preçi, njëkohësisht edhe shef shërbimi i psikiatrisë komunitare në Shkodër, i hedh poshtë këto pretendime.
“Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej”.
Mjeku thotë se vizita e fundit me nënën e 3 fëmijëve ka qenë 2 vjet më parë.
“Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente”.
Mjeku konfirmon se është pyetur nga prokuroria për rastin në fjalë. Këtë të mërkurë në Shkodër u kryen edhe ceremonitë mortore të dy fëmijëve të tjerë ndërsa trupi i nënës 39-vjeçare është marrë nga familjarët e saj dhe do të prehet në Durrës