AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë së tij të mërkurën, ndërsa vendi është në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Muajin e kaluar Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke i hapur rrugën vendimit përfundimtar, për të cilin javën e ardhshme pritet votimi në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para anëtarësimit./voa

Fraksion.com