Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e mërkurë 8 maj 2024

Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e  mërkurë 8 maj  2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.

Dashi

Edhe pse herë pas here do tregoheni më të hapur sesa duhet, në përgjithësi dita e sotme nuk ka për të pasur probleme. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj do jetë shumë e ngrohtë. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë ndonjëherë më parë dhe të lumtur që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Në punë do jeni këshillues shumë të mirë dhe nuk do bëni gabime. Me ta në krah mund të shkoni shumë larg. Financat duhen menaxhuar me përpikmëri dhe kujdes të madh sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet.

Demi

Falë Jupiterit jeta juaj do jetë më e bukur sot dhe do mendoni shumë më pozitivisht nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe doni që të kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj, mundohuni t’i vini kapak së shkuarës dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur njohje të reja dhe do humbisni kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni shumë kureshtarë dhe të gatshëm për të provuare dhe sfida të reja. Priten zhvillime mjaft pozitive që do ju lumturojnë pafundësisht. Me shpenzimet bëni sa më shumë kujdes. Po i shpenzuat të gjitha paratë tani nuk do dini çfarë të bëni më vonë.

Binjakët

Cilatdo të kenë qenë vështirësitë në jetën tuaj, sot do mund t’i kaloni sa hap e mbyll sytë. Do jeni më largpamës. Ju të dashuruarve do ju duket vetja sikur jeni nëpër ëndrra. Do mahniteni nga mënyra sesi do iu trajtojë partneri dhe nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vlejë. Në punë do i bëni ëndrrat realitet . Pas shumë përpjekjeve do arrini të fitoni pozicionin që keni dashur dhe do futeni në një etapë të re. Financat do jenë tej mase të trazuara kështu që duhet bërë me kujdes çdo lloj lëvizjeje në këtë sektor.

Gaforrja

Sado t’i jepni kurajë vetes shpesh do gjendeni në situata të vështira sot. Gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë momente shumë të mërzitshme dhe të lodhshme. Rutina do ju pushtojë gjithë kohës dhe në disa momente do iu duket sikur mezi do merrni fryme. Ju beqarët do argëtoheni gjithë kohës me miq e të njohur dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar princin e kaltër. Në punë do ju bëhen shumë premtime, por nuk duhet t’iu besoni verbërisht. Disa vetëm sa do ju provokojnë për të parë si do reagoni. Financat do i keni më tepër nën kujdes dhe gjendja do filloje të ketë disa përmirësime të vogla.

Luani

O sot o kurrë. Ka ardhur dita e ndryshimeve dhe marrjes së vendimeve kështu që bëhuni gati. Për ju të dashuruarit është momenti ideal për t’u afruar sa më shume me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase më vonë. Ju beqarët do dini si ta bëni për vete dikë që pëlqeni dhe shume gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën tuaj. Në punë do i keni të gjitha mjetet për të arritur atë që dëshironi kështu që mund t’iu realizohen planet. Edhe kolegët do iu japin njëfarë mbështetjeje. Financat nuk do i mbani dot të stabilizuara sepse dëshira juaj për të kryer shpenzime gjithë kohës do jetë e papërmbajtshme.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe momente pesimiste dhe nuk do ndiheni mirë, megjithatë gjithçka do kalojë falë mbështetjes së miqve. Nëse keni një lidhje mundohuni të tregoheni sa më realiste dhe mos e idealizoni shumë atë që keni në krah. Në këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje me ta. Në punë do jeni shumë seriozë dhe nuk do gaboni në asnjë moment. Çdo gjë do ecë si duhet. Financat nuk do jenë të këqija, por rekomandohet të mos jepni para hua sepse shumë shpejt do ju nevojiten më tepër për vete.

Peshorja

Nëse nuk mundoheni të gënjeni dhe i bëni gjërat si duhet jeta juaj do ecë më së miri. Për ju të dashuruarit dita e sotme do jetë e veçantë dhe aspak problematike. Çdo gjë ka për të ecur ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Në punë, ashtu si të gjithë, edhe ju do bëni gabime. E mira është që t’i pranoni ato dhe të bëni të pamundurën për t’i zgjidhur. Sa më shumë të vonoheni për këtë gjë aq më keq do jetë. Buxhetin do e keni me tepër nën kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni në mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.

Akrepi

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të kujdesshëm me çdo gjë sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit tërësisht. Nëse keni një lidhje bëni kujdes me xhelozinë e tepruar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze më pas. Ju beqarët do jeni të hallakatur dhe nuk do e keni aspak mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do ndiqni strategji strikte dhe çdo gjë do ju realizohet më së miri. Disa kolegë madje do ju kenë zili. Financat do arrini jo vetëm t’i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet dhe për të hequr disa para mënjanë.

Shigjetari

Ditë me re do jetë kjo e sotmja për ju. Në shumë momente madje do ju duket sikur problemet nuk do kenë të mbaruar. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift do përballet me sfida goxha të forta dhe do merrni vendime vërtet të rëndësishme. Përgatituni për gjithçka që mund të ndodhë. Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin e duhur sepse ai do jetë më pranë nga sa ata e kanë menduar. Në punë do keni shumë ide në kokë, por do e keni të vështirë t’i vini në zbatim. Kërkoni ndihmë pa druajte. Hëna do ofrojë mundësinë që financat të përmirësohen gjithnjë e më shumë.

Bricjapi

Do jeni goxha të ndjeshëm sot dhe çdo kundërshtim që do ju bëhet do ju lëndojë. Mundohuni të mos e merrni asgjë personale. Për ju të dashuruarit do jetë një dite plotësisht rutinë kjo e sotmja. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës dhe ka mundësi të realizoni takime interesante. Nuk duhet të lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni mosmarrëveshje të shumta me disa kolegë që do mundohen t’iu bllokojnë rrugën për të ecur përpara. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes sepse etëm në këtë mënyrë situata do stabilizohet.

Ujori

Do jeni shumë të shoqërueshëm dhe të dashur gjatë kësaj dite. Nuk do i vini re synimet e këqija të disa personave dhe mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje, edhe pse të afërmit do ju paralajmërojnë, ju sërish do e ngrini në piedestal partnerin tuaj. Kjo ka për t’iu sjellë zhgënjime dhe mërzitje të mëdha. Për ju beqarët do ketë plot takime, por do duhet kohë për njohje sa më të mire para se të hidhni hapa të rëndësishme. Në punë do keni aleatë të forta prandaj do i realizoni një e nga një të gjitha planet që keni bërë. Falënderojini sepse pa ta nuk do mundnit dot. Sektori i financave do jetë goxha i privilegjuar kështu që edhe po shpenzuat pak më tepër nga zakonisht nuk do keni tronditje.

Peshqit

Nëse i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët do dilni të fituar sot. Tregohuni edhe sa më realistë. Ju të dashuruarit do mundoheni të bëni të pamundurën që ta përmirësoni sa më shumë jetën tuaj në çift dhe me pak sakrifica do ja dilni mbanë. Për ju beqarët nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme kështu që do ju duhet të prisni edhe pak. Në punë do ju realizohen të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni të përmbushur. Suksesi do iu japë më shumë shtysë për të bërë përpjekje edhe për të ardhmen. Saturni do jetë planeti që do sjellë vështirësi në planin financiar. Gjendja nuk do jetë aspak e qëndrueshme dhe me zor do kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme.

 

Fraksion.com