Françeska me “Kutinë e Pandorës”, ja cilët shkuan në nominim
Në “Prime-n” e djeshëm, “Kutia e Pandorës” ra në dorë të Françeskës, ku kjo e fundit fillimisht zhvilloi një telefonatë me bashkëshortin e saj dhe më pas zgjodhi 3 banorë për të dërguar në nominim për mbrëmjen e së shtunës.
Rikujtojmë që Heidi ishte e përfshirë në këtë nominim pas zgjedhjes që Egla bëri pak ditë më parë teksa vuri Romeon dhe Heidin përballë njëri-tjetrit ku Romeo u shpall finalisti i parë i këtij edicioni.
E kështu Françeska në nominimin e së shtunës zgjodhi të rrezikonte dhe veten, duke përfshirë gjithashtu Rozën dhe Erjolën.
Pra 4 banoret që shkuan në nominim për të shtunën janë, Françeska, Heidi, Roza dhe Erjola.
Fraksion.com