“Sot kemi një problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha është…”, Gjekmarkaj nga Bulqiza: Rama s’e ka për gjë të ‘lëshojë’ ca ministra e drejtorë, se qindra të tjerë vjedhin të patrazuar!
Nga Bulqiza në kuadër të takimeve me demokratë, nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj tha se është detyrë e opozitës të bëjë ndryshimin për vendin dhe të rikthejë perspektivën evropiane. Duke analizuar fjalën e kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme, Gjekmarkaj tha se kreu i qeverisë foli sikur të ishte në opozitë dhe jo prej 11 vitesh në pushtet.
Fjala e mbajtur:
PD është shfaqur në skenën e historisë si një parti që e ndryshon atë dhe e ka bërë disa here duke e ndryshuar fatin e vendit në vitin 1992 apo në vitin 2005.
Po ashtu edhe historia nuk e ka kursyer atë, i është kundërvënë me atavizmat e veta me shumë dhunë si në vitin 1997.
Ajo ka mbijetuar fale qëndresës se një pakice heroike e cila është zgjeruar në bashkëbisedim me shoqërinë dite pas dite. PD e ndjek hap pas hapi shoqerine duke u bere zëdhënëse e dinamikave te saj ajo nuk pretendon që shoqëria të vijë qorrazi pas nesh.
Po kaq ne kemi qene nen agresion dhe sulm nga shumë faktor ne kete periudhe, ne këtë ecje ne shkretëtirë, për të na zhbërë e asgjësuar!
Kjo ka ndodhur se tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre. PD e tejkaloi kete drame, u bashkua, kemi marre goditje e plage i tejkaluam dhe secili ndihet krenar dhe sot e do e çmon me shume PD-ne si vatren tone te perbashket, strehen e shpresave të mëdha.
Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqeria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.
Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!
Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, naton levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerzit ! Pd po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rrroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.
Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jwmi me te vertete me qytetaret.
Sot degjuam per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet, pat si kumbare faktorin nderkombetar! Rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.
Shikoni kudo skandapë ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publike qe vidhen, paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.
Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhe dhe o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jone e shenjte ti bejme ndryshimin, ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerzir e zakonshem ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aw edhebkunder tentakulave te historise!
Fraksion.com